UBT News

Hapet platforma për aplikim online për përfituesit e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në rrjetin e tij social në facebook, ka bërë të ditur se sot hapet platforma online për ndarjen e mjeteve financiare prej 50 euro për çdo qytetar të Komunës së Prishtinës, që është i konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Ai gjithashtu ka shtjelluar se në këtë pako do të përfitojnë ndihmë financiare prej 100 euro edhe pensionistët e Komunës së Prishtinës të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Platforma në të cilën qytetarët e Prishtinës mund të aplikojnë për mjetet është kjo: https://rimbursimicovid.appdec.com/, teksa mund të aplikojnë vetëm ata që janë të prekur apo kanë qenë të konfirmuar me COVID-19, e që janë qytetarë të Komunës së Prishtinës./UBTNews

Exit mobile version