Aeroporti i shumëpritur i Kinës, Chengdu Tianfu edhe zyrtarisht ka filluar punën. Fluturimi i parë u zhvillua dje nga Sichuan Airlines, me destinacion Pekinin.
Chengdu, kryeqyteti i provincës Sichuan, është tani qyteti i tretë në vend që ka dy aeroporte ndërkombëtare, pas Shangait dhe Pekinit.
Me një investim prej 10.8 miliardë dollarë, ky aeroport ka kapacitet deri në 60 milionë pasagjerë në vit.
Tri pista dhe dy terminale, që mbulojnë një sipërfaqe totale prej 710 mijë metra katrorë, janë nën shfrytëzim.
Përveç pandave të famshme, Sichuan është i famshëm për kuzhinën e tij pikante dhe pamjet e bukura, duke e bërë atë një nga destinacionet turistike më të njohura të Kinës si midis turistëve vendas ashtu edhe atyre ndërkombëtarë.
Aeroporti Ndërkombëtar Chengdu Tianfu është një nga disa aeroportet që Kina po planifikon t’i hap në vitet në vijim. Deri në vitin 2035, Kina synon t’i ketë 400 aeroporte, një hap i madh nga 241 sa janë aktualisht./UBTNews