UBT News

Hapet konkursi për ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur zyrtarisht konkursin për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të gjithë të rinjtë e interesuar që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit ftohen të përgatiten dhe të nisin procedurat e aplikimit, sipas njoftimit të FSK-së.

Sipas njoftimit zyrtar, konkursi do të jetë i hapur deri më datën 27 mars të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e FSK-së, kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e moshës, e cila duhet të jetë nga 18 deri në 25 vjeç.

Ministria fton të gjithë kandidatët potencialë që të ndjekin me vëmendje afatet e përcaktuara dhe të aplikojnë brenda periudhës që zgjat deri në fund të muajit.

Ky proces konsiderohet një mundësi e rëndësishme për të rinjtë që synojnë karrierën ushtarake dhe kontributin në mbrojtjen e Kosovës.

Exit mobile version