UBT News

Hapet aplikimi për mbështetjen e studentëve nga Pako për Përballje me Inflacion

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Sipas tij, të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

“Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë. Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358 Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:

https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360“, ka shkruar ai.

Exit mobile version