UBT News

Hapësirë për njohje dhe mundësi të reja – “Open Days” në UBT International Smart Schools

UBT International Smart Schools organizon aktivitetin informues “Open Days” për maturantët e vitit shkollor 2025/2026, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë nxënësit dhe prindërit e interesuar që dëshirojnë të njihen nga afër me një prej institucioneve më inovatore dhe cilësore të arsimit parauniversitar në Kosovë. 

Aktiviteti synon të ofrojë një pasqyrë të detajuar mbi programet akademike, metodologjinë bashkëkohore të mësimdhënies dhe mundësitë që shkolla ofron për zhvillimin akademik dhe profesional të nxënësve.

Në kuadër të “Open Days”, vizitorët do të kenë mundësinë të informohen mbi strukturën e programeve mësimore, të cilat janë të hartuara në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të mbështetura nga teknologjia më e avancuar arsimore. Gjithashtu, do të prezantohen mundësitë e bursave dhe format e mbështetjes akademike për nxënësit ekselentë.

Përmes takimeve me stafin akademik dhe drejtuesit e institucionit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë mbi filozofinë e mësimdhënies, integrimin e teknologjisë në procesin edukativ dhe përgatitjen e nxënësve për sfidat e së ardhmes.

UBT International Smart Schools synon të ofrojë një përvojë arsimore të bazuar në standardet më të larta, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e aftësive kritike, analitike dhe krijuese të nxënësve. Pjesëmarrja në këtë aktivitet do t’u mundësojë të interesuarve të njihen me ambientetet moderne të shkollës, laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe hapësirat e përshtatura për një mësimdhënie dinamike dhe efektive.

“Open Days” do të zhvillohet më 19 dhe 20 mars në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik UBT-së Lipjan, nga ora 14:00 deri në orën 17:00. Për më shumë informacione dhe për të rezervuar pjesëmarrjen, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin +383 46 332 233. Mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e një prej shkollave më të dalluara në vend!

Exit mobile version