Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, pak pas mesnatës, Aliu ka theksuar se fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.
“Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka shkruar ai.