UBT News

Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se po e monitoron nga afër situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi, ku ka qenë e pranishme edhe me përfaqësues zyrtarë.

Sipas ambasadës, aktualisht situata në këto pika kufitare është stabile.

Njoftohet se pa një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologut të tij kroat, Davor Bozhinoviq, janë hapur të gjitha sportelet në kalimet kufitare kroate. Kjo ka ndihmuar në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve.

Megjithatë, ambasada paralajmëron se procedurat mund të jenë më të ngadalta për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES).

Ky sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në fuqi më 12 tetor 2025.

Exit mobile version