Ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. E para ka votuar kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e pandemisë COVID-19.
Daka ka kërkuar edhe nga subjektet politike që të respektojnë rregullat e KQZ-së dhe ligjet për zgjedhjet.
“Sapo përfundova obligimin kushtetuese. Si kryetar e KQZ konfirmoj që KQZ ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore. Sot ne ua dorëzojmë gjithë procesin subjekteve politike dhe votuesve. KQZ sot do të bëjë vetëm monitorimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. I ftoj qytetarët t’i respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë. I ftojë edhe subjektet politike që të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ të respektojnë dhe ligjin për zgjedhjet”, tha Daka pas votimit.