Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lansuar thirrjen për hapjen e procedurave për raportim nga Komunat për Grantin e Performancës Komunale.
Udhëheqës i Divizionit për Performancë Komunale, Haxhi Krasniqi, tha se ky grant do të kap vlerën tetë milionë euro, prej tyre gjysmën do e mbulojë qeveria, ndërkaq pjesën tjetër donatorët.
“Kemi tri cikle që kjo pjesë do të vlerësohet. Është pjesa organizative, thirrjen për raportim dhe pastaj pas përfundimit të 45 ditëve do të jetë verifikimi”, u shpreh ai.