UBT News

Hapat drejt profesionit, eksperienca e studentëve të Media dhe Komunikim në Radio Kosovë

Studentët e Fakultetit të Media dhe Komunikimit në UBT vizituan Radio Kosovën, nën udhëheqjen e mentores Albina Zeneli, ku njohën nga afër punën e mediumit publik.

Redaksia, si vend kyç në prodhimin e lajmeve, përfshin gazetarë, redaktorë dhe profesionistë të tjerë që krijojnë dhe shpërndajnë informacion për publikun.

UBT ofron mundësi internshipi për studentët, veçanërisht ata të gazetarisë, ku mund të përfitojnë eksperiencë praktike dhe të bëjnë pyetje drejtpërdrejt mentorëve.

Ushtruesja e detyrës së kryeredaktores, Rrezarta Zekaj, shprehu optimizëm për kuadrot e rinj.

Ajo i shoqëroi studentet në disa ambiente kryesore ku realizohet puna e zellshme nga ekipi i emisioneve që ishin duke u transmetuar direkt.

Nga dhoma e lajmeve e deri tek pjesa teknike, stafi i Radio Kosova ishte i gatshëm të mirëpriste studentët dhe t’u shpjegonte në detaje punën e zellshme që zhvillohet.

Përndryshe, Radio Kosova është një stacion radiofonik i rëndësishëm dhe pjesë e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), që është shërbimi publik i transmetimit në Kosovë.  /UBT News/

Exit mobile version