Arrat konsiderohen se janë një ndër frutat më të shëndetshme për njeriun e madje nuk duhet të mungojnë në oraret tuaja të ngrënies. Në vazhdim do të keni mundësi t’i lexoni benefitet që sjell nëse konsumohet ashtu si duhet e madje mos i humbisni recetat me rezultat mahnitës.
Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet e njoma e të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme.
Shërimi i diarresë – Merren 5-10 gr lule mashkulore të pemës së arrës e zihen në 200 ml ujë. Lëngu pihet sa herë të doni, sipas shkallës së sëmundjes tek pacienti. I njëjti lëng i gjetheve të ziera përdoret:
a) Në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale;
b) Në formë klizme kundër diarresë dhe dizenterisë;
c) Për larjen e infeksioneve të lëkurës.
2. Kurimi i zgjebes, urthit dhe ekzemës
Merren 60 gr gjethe are, priten në copa e lihen të ziejnë 1 orë, me gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen pjesët e sëmura të lëkurës, derisa të zhduken shenjat e sëmundjeve. E njejta tretësirë përdoret edhe në banjat tonike, të cilat e bëjnë trupin të gjallë dhe të freskët.
Kurimi i plagëve të gojës – Një sasi 10-15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë dhe shtojmë 6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë lavazh gojës. E njejta kurë, përdoret dhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit. Arrat janë ushqim i mirë për fëmijët, sidomos kundër anemisë dhe rënies së flokëve.
Kundër rënies së flokëve – Hidhni 40 gr gjethe arre dhe lëvore degësh të njoma në 1 litër ujë, kjo zihet në ujë të valuar, për çerek ore e shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.
Për heqjen e kallove – Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet në 500 ml ujë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysëm ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa kallot të zhduken.
Për gurët në fshikëzën e tëmthit – Mbushim 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithrit. Këto elemente zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.
Anemia – Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral, një çerek kg kajmak qumështi. I përziejmë derisa të bëhen krem dhe konsumojmë periodikisht, dy herë në ditë, 1 lugë gjelle për të rriturit dhe 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët.
Kurimi i prostatës – Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrave dhe i valojmë në gjysëm litri verë, për 5 minuta. Tretësira lihet të pushojë 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Djersitja e tepërt e këmbëve – Rreth 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës dhe 100 gr gjethe të thërrmuara të sherebelës, i përziejmë mirë e mirë dhe e përvlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë për 2 orë dhe e kullojmë. Sërish e ngrohim derisa të jetë jo shumë e nxehtë për lëkurën. Në këtë tretësirë, zhyten këmbët nga 20-30 min dhe ky veprim mund të përsëritet vazhdimisht kur personi ka djersitje të tepërt.
Arra e kokosit – Forcon potencën dhe liron dhimbjet në kurriz. Përdoret kryesisht lëngu dhe tuli i frutit të saj, me një konsumim të njejtë për disa ditë rresht. /UBT News/