Ju mund të mos i pëlqeni, por ka disa arsye se pse duhet të filloni t’i hani pemët dhe perimet.
Nga mungesa e përdorimit të frutave dhe perimeve ju mund të keni mungesë të vitaminave. Pos kësaj tek ju do të paraqitet kapsllëku.
Sipas Institutit Amerikan për Kërkimin e Kancerit (AICR), asnjë ushqim nuk mund t’ju mbrojë nga kanceri – vetëm se një dietë e mbushur me ushqime që kanë bazë bimore mund t’iu ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit.
Nga mungesa e ngrënies së pemëve dhe perimeve, ju mund të prekeni edhe nga diabeti si dhe mund të shkoni drejt depresionit.