UBT News

Hani një dardhë çdo ditë, trupi juaj nuk do të jetë më i njëjti!

Dardhat ndoshta nuk janë ndër frutat më të preferuara, por tani që është sezoni i tyre, ia vlen t’u japim më shumë vëmendje.

Me shijen e tyre të butë dhe të ëmbël, dardhat mund të konsumohen në shumë mënyra:Të pjekura me pak mjaltë dhe kanellë, në sallata, në tërshërë, në smoothie, apo edhe mbi pica me djathë dhe proshutë.

Përfitimet kryesore të dardhave për shëndetin:

Ndihmojnë në rënien në peshë

Janë të pasura me fibra, që ju mbajnë të ngopur gjatë. Kjo do të thotë që mund të konsumoni më pak ushqim pa ndjerë uri. Kanë pak kalori.

Luftojnë kapsllëkun

Fibrat e dardhave ndihmojnë tretjen dhe e bëjnë më të lehtë jashtëqitjen. Mos i hiqni lëkurën, sepse është e pasur me fibra.

Ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut

Fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, kaliumi në dardha ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut e mbron shëndetin e zemrës.

Forcojnë imunitetin

Dardhat përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë viruset dhe sëmundjet. Varietetet e ndryshme ofrojnë përfitime të ndryshme, ndaj provoni sa më shumë lloje të ndryshme.

Mbrojnë nga sëmundjet kronike

Konsumimi i rregullt ulë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe madje edhe Alzheimeri, falë fibrave dhe antioksidantëve që përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe trurit. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version