UBT News

Hani mish pa kontroll? Këto pasoja do t’i keni nëse vazhdoni!

Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar.

Proteinat gjenden me shumicë tek mishi e sidomos te i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët, pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.

Lodhje e tepërt

Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit. Janë mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin e përqendrimin e trurit. Ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup.

Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.

Flokë dhe lëkurë e dëmtuar

Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve, vitamina është e rëndësishme për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkurës.

Nëse shikoni që flokët, lëkura a thonjtë janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri.

Konstipacioni

Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri, konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës do të keni probleme me tretjen.

Sipas mjekëve është e rëndësishme të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.

Rrit kolesterolin e keq

Duke qenë i pasur me yndyra e dhjamë, konsumimi i tepërt rrit edhe kolesterolin e keq, një risk i shtuar për trupin pasi zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.

Aroma e keqe e gojës

Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar, ën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës. Mundohuni të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.

Shtim në peshë

Siç përmendëm edhe më sipër mishi i kuq është i pasur me yndyra dhe dhjamë, këto yndyra shtojnë peshën trupore e janë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi. Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.

Exit mobile version