Nëse nuk jeni “tifoz” i luleshtrydheve, në fakt duhet të jeni!! Jo vetëm që kanë një shije të mirë, mund të konsumohen si frut apo lëng, por janë super të pasura me antioksidantë (si vitamina C). Këtu janë gjashtë përfitimet e jashtëzakonshme për shëndetin tuaj, nëse hani sa më shumë luleshtrydhe.
“Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C”, thotë dietologia Madeleine Edvard. Shumica e gjitarëve, përveç njerëzve kanë aftësinë për të prodhuar vitaminë C në mënyrë të natyrshme, ndaj kjo është një nga arsyet pse ju këtë vitaminë duhet ta merrni përmes frutave. Vitamina C është një forcues i njohur i imunitetit, si dhe një antioksidant i fuqishëm dhe me veprim të shpejtë.
Forcojnë shikimin tuaj
Karakteristikat antioksiduese të luleshtrydheve mund të ndihmojnë për të parandaluar kataraktet, shtrëngimin e lenteve të syrit, të cilat mund të çojnë në verbëri në një moshë më të vjetër. Sytë tanë kërkojnë vitaminë C për t’i mbrojtur ato nga ekspozimi ndaj radikalëve të lirë nga rrezet UV të diellit, të cilat mund të dëmtojnë proteinën në lente. Vitamina C gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kornesë dhe retinës së syrit.
Luftojnë kancerin
Vitamina C është një nga antioksidantët që mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, pasi një sistem imunitar i shëndetshëm është mbrojtja më e mirë e trupit. Një fitokimik i quajtur acidi elagjik, i gjetur edhe tek luleshtrydhet është një tjetër faktor pse ju duhet t’i konsumoni. “Acidi elagjik jep veti anti-kancerogjene si shtypjen e qelizave kancerogjene. “Luleshtrydhet përmbajnë antioksidantë të tjerë si lutein dhe zeathancins. Antioksidantët janë pastrues të radikalëve të lirë dhe neutralizojnë efektin potencialisht negativ që mund të kenë ato në qelizat tona”, thotë dietologia.
Minimizojnë rrudhat
Fuqia e vitaminës C në luleshtrydhe vazhdon, pasi është jetike për prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon për të përmirësuar elasticitetin dhe rezistencën e lëkurës. Meqenëse ne humbasim kolagjenin ndërsa plakemi, ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë C mund të rezultojë në një lëkurë më të shëndetshme, me pamje më të re.
Ulin nivelin e kolesterolit
Sipas Fondacionit Heart and Stroke, sëmundja e zemrës është një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek gratë. Për fat të mirë, përfitimet e luleshtrydheve përfshijnë nxitës të fuqishëm të shëndetit të zemrës. “Acidi elagjik dhe flavonoidet mund të japin një efekt antioksidant dhe përfitues për shëndetin e zemrës në mënyra të ndryshme”, shpjegon Edvard. Një mënyrë përfshin kundërveprimin e efektit të lipoproteinës me densitet të ulët, ose kolesterolit të keq në gjak, i cili bën që pllakat në arterie të bllokohen. Një mënyrë e dytë është që ato të japin një efekt anti-inflamator, i cili është gjithashtu i mirë për zemrën.
Ulin inflamacionin
Antioksidantët dhe fitokimikatet që gjenden tek luleshtrydhet mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit të nyjeve, të cilat mund të shkaktojnë artrit dhe gjithashtu mund të çojnë në sëmundje të zemrës. Një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard tregon se gratë që hanë 16 ose më shumë luleshtrydhe në javë kanë 14 përqind më pak të ngjarë të kenë nivele të ngritura të proteinës C-reaktive (CRP) një tregues i inflamacionit në trup. Ndaj, konsumojini sa më shumë!