Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 10:00 dy persona në Han të Elezit. Të arrestuarit janë H.L (M/K) i moshës 45-vjeçare dhe M.K (M/K) i moshës 41-vjeçare.
Policia ka bërë të ditur se ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i besimit” me dënim burgimi me nga nëntëdhjetë (90) ditë.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.