UBT News

Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Ai në një konferencë për media tha se prioritet është interesi i qytetarëve dhe jo i individëve.

Hamza tha se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, PDK do t’i votojë ato. Për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, i partisë, dhe së fundi i neve si individë. Mbi të gjitha interesi i qytetarëve. Kosova është nën masa sanksionuese, janë qindra milionë euro të bllokuara…përtej aspektit financiar kemi të bëjmë me një dëmtim të reputacionit të vendit. Përveç milionave të bllokuara, ka edhe qindra miliona të tjera, të ratifikuara në Kuvend të cilat nuk janë të shpenzuara, si rezultat i paaftësisë për t’i kryer projektet në dobi të qytetarëve”, tha ai.

Exit mobile version