UBT News

Hamza në takim me ambasadorin gjerman: Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilin e uroi për mirëseardhjen.

Gjatë takimit, Hamza e informoi ambasadorin për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe shprehu gatishmërinë për të formuar institucionet e reja sa më shpejt. Ai theksoi se nga partnerët ndërkombëtarë Kosova pret përkrahje për heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt. Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE. Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike,” shkroi Hamza, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare.

Exit mobile version