Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Murati, se pse nuk po zbatohet Ligji për Rimëkëmbje, njofton Klan Kosova.
“Nuk është korrekte me i ngatërru tatimet me gjobat. Tatimet janë diçka tjetër”, ka thënë Hamza në foltoren e Kuvendit.
“Nuk është mirë me i ngarku periudhat para pandemisë edhe gjatë pandemisë”.
“Ne kemi edhe dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese të cilat i kanë shpallur anti-kushteutese vendimet e qeverisë dhe unë nuk jam i sigurt që edhe ato vendime anti-kushteutese dikush nuk është sanskionu me gjoba”.
Hamza tha se Kosova sa i përket menaxhimit të ekonomisë është krejt në fund, e madje edhe përballë vendeve të rajonit.
“Që 6 muaj ky ligj nuk po zbatohet. Ministër, pse nuk po zbatohet ligji [për rimëkëmbje]”?
“Shpesh mundet mos me na pëlqy ligji por jemi të detyrum me e zbatu ligjin”.
“Përtej kësaj ky ligj mas gjashtë muajve skadon”.
“Nëse e krahasojmë Kosovën me vendet tjera, me të vërtetë jemi në fund”.
“More zbatoni këtë që e keni. Ligji është ligj. Leni të rejat, zbatoni njëherë këto e kaloni mandej te të rejat”.
Ai në fund bëri kërkesë sërish nga qeveria që t’i risjellë fondet e nevojshme dhe ta zbatojë Ligjin për Rimëkëmbje.
“Zotëri ministër, ju lus, risjelle rishikimin, krijoji fondet e nevojshme, zbato Ligjin për Rimëkëmbje”.
“Ta krijojmë një klimë ma miqësore ndaj bizneseve sidomos ndaj investitorëve vendorë normalisht edhe investimeve të huaja direkte dhe ta tejkalojmë këtë situatë në të cilën ndodhet Kosova”.