Për shkarkimin e bordeve të pavarura, deputeti i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se fatkeqësisht Kuvendi dhe komisionet parlamentar janë shndërruar në gjykatë.
Gjatë diskutimit të rekomandimit për shkarkimin e bordit të ARH-së, theksoi se kjo praktikë duhet të ndërpritet, pasi sipas tij është politike dhe kësisoj fatin do ta kenë edhe bordet tjera.
“Këtu ka vetëm një qëllim, e qëllimi është politik për me i shkarkuar. Fatkeqësisht Komisionet e Kuvendit janë shndërruar në Komisione Hetimore. Fatkeqësisht ky kuvend po shndërrohet në gjykatë. Por, një çështje duhet me pasur parasysh se të gjithë këta të cilat janë të atakuar prej këtyre vendimeve kanë të drejtën që në rrugë ligjore dhe i inkurajoj që me i ndjekë të drejtat e tyre… Kjo nuk është çkapje e shtetit, por është plasje e shtetit. Dhe kanë me vazhduar kështu fatkeqësisht”, theksoi Hamza.
Ndërsa, Grupi Parlamentar Multietnik ka mbështetur rekomandimet e Komisionit për bujqësi për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.