Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar se po e analizon propozimin e ri për të ndalur luftimet në Rripin e Gazës.
Ai tha se grupi u ftua për të diskutuar një kornizë të vendosur nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti.
Raportohet se Hamasi po propozon një armëpushim gjashtëjavor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbehen me të burgosur palestinezë.
Haniyeh theksoi se prioritetet e Hamasit janë një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje e plotë izraelite, por kryeministri i Izraelit i përjashtoi ato.
Benjamin Netanyahu këmbënguli se lufta nuk do të përfundojë derisa të jetë arritur “fitorja totale”, që ai tha se nënkupton eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
Konflikti u shkaktua nga një sulm i paprecedentë ndërkufitar nga persona të armatosur të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin rreth 1 mijë e 300 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng.
Më shumë se 26 mijë e 700 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Hamasit./UBTNews/