Një delegacion i Hamasit u takua me ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit në Doha të mërkurën për të diskutuar në lidhje me armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e mundshëm të pengjeve dhe të burgosurve, njoftoi grupi militant në një deklaratë.
Hamasi tha se kryenegociatori i saj Khalil al-Hayya u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe shefin e inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel.
Grupi palestinez tha se ata kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e reja për çështjen palestineze dhe agresionin në Gaza pa treguar se janë bërë përparime në bisedime.
Nga Hamasi përsëritën “gatishmërinë për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së armëpushimit bazuar në deklaratën e presidentit Biden”.
Presioni për marrëveshje është intensifikuar pasi autoritetet izraelite njoftuan vdekjen e gjashtë pengjeve në fillim të shtatorit, kur trupat e tyre u gjetën nga një tunel i Gazës./UBTNews/