Një zëdhënës i krahut ushtarak të Hamasit tha se “200 deri në 250” pengje po mbahen në Gaza, konfirmoi agjencia e lajmeve Reuters.
Hamas përmes një videoje njoftoi se po i mban rreth 200 pengje, por pjesa tjetër po mbahen nga franksionet tjera të armatosura.
Grupi tha se po i mbajnë pengjet e kombësive tjera dhe do t’i lirojnë sapo të krijohen rrethanat.
Më herët Hamasi tha se pengjet e fshehura po mbahen në vende të sigurta dhe tunele brenda Gazës, por kërcënoi se do t’i vrasë nëse shtëpitë e civilëve bombardohen pa paralajmërim/UBTNews/