Hamasi ka publikuar një video që tregon tre gra të cilat po mbahen pengje.
Në klipin prej 76 sekondash, një nga gratë kritikon qeverinë izraelite në hebraisht për dështimin në mbrojtjen e njerëzve gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe i bën thirrje Izraelit që të ndërmerr hapa për të liruar të burgosurit.
Izraeli thotë se të paktën 239 persona mbahen pengje nga Hamasi. Identiteti i grave në fjalë nuk është bërë ende i ditur,/UBTNews/