UBT News

Hamasi pretendon se 13 pengje izraelite u vranë si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit

Sipas Hamasit, 13 pengje izraelite që po mbahen në Gaza janë vrarë si pasojë e bombardimeve në Gaza gjatë 24 orëve të fundit. Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se nuk arritën ta konfirmojnë këtë pretendim.

Hamasi njofton se gjashtë nga ta u vranë në veri të Gazës dhe shtatë të tjerë në pjesë të tjera të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes, Daniel Hagari tha se inteligjenca është e angazhuar në këtë drejtim, porse thonë se “mbrojtja e të rrëmbyerve është prioritet”.

“Ne do ta adresojmë këtë lloj mesazhi nga Hamasi. Ne do të përgjigjemi atëherë kur kemi informacionet e duhura bazuar në burimet tona. Sapo ta kemi një burim të besueshëm do ta adresojmë”, deklaroi ai.

Sipas autoriteteve izraelite, Hamasi po mban 150 pengje në Gaza./UBTNews/

Exit mobile version