UBT News

Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve dhe dorëzimin e 4 trupave të pajetë

Izraeli dhe Hamasi do të nisin negociatat për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, pasi grupi militant palestinez njoftoi se do të lirojë më shumë pengje këtë javë, përfshirë trupat e pajetë të dy fëmijëve.

Khalil al Hayya, lider i Hamasit në Gaza, tha se trupat e 4 pengjeve do t’u dorëzohen njësive izraelite ditën e enjte, ndërsa 6 pengje të tjerë të gjallë do të lirohen të shtunën. bEdhe zyra e kryeministrit Netanyahu konfirmoi se në Kajro ishte arritur një marrëveshje për të siguruar lirimin e personave të rrëmbyer.

Negociatat për fazën e dytë të akordit ishin planifikuar të nisnin më 4 shkurt, por Katari, që së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë mes palëve, deklaroi se zyrtarisht ato nuk kishin filluar.

Kjo do të ndodhë këtë javë”, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar në një konferencë shtypi të mbajtur në Jerusalem.

Shteti hebre ka dhënë sinjale të ndryshme në javët e fundit sa i takon angazhimit të tij në fazën e ardhshme të bisedimeve për armëpushimin, që hyri në fuqi më 19 janar dhe që synonte dhënien fund të luftës në Gaza. Faza fillestare e paktit, që përfshin 42 ditë pa luftë dhe kthimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të disa qindra të burgosurve palestinezë, ka ecur pavarësisht një seri përplasjesh dhe akuzash për shkelje, që rrezikuan ta nxirrnin nga shinat.

Exit mobile version