UBT News

Hamasi përsërit thirrjen për tërheqjen e forcave izraelite para se të arrihet marrëveshja për pengje

Hamasi përsëriti të shtunën se fundi i armiqësive ushtarake dhe tërheqja e plotë e forcave izraelite nga Rripi i Gazës janë parakushtet e nevojshme për marrëveshjen e lirimit të pengjeve.

Në një konferencë për media që u mbajt në Bejrut të shtunën, zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan tha se grupi pranoi një propozim të përgjithshëm në takimin që u mbajt fundjavën e kaluar në Paris me zyrtarët izraelitë, amerikanë, të Katarit dhe egjiptianë.

Hamasi bëri thirrje për “njohjen praktike ndërkombëtare të së drejtës së popullit tonë për vetëvendosje dhe krijimin e shtetit të tyre të pavarur, plotësisht sovran me kryeqytet Jerusalemin”./UBTNews/

Exit mobile version