Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet izraelite siç është planifikuar dhe do të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit të Gazës.
Ajo kishte kërcënuar më parë se do të vononte lirimin e radhës të pengjeve pasi kishte akuzuar Izraelin për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tij për të lejuar hyrjen në tenda dhe strehimore, dhe për vonimin e kthimit të palestinezëve në veri të Gazës.
Si kundërpërgjigje, Izraeli, me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, kishte kërcënuar se do të rinovonte ofensivën nëse pengjet nuk liroheshin.
Por Hamasi tani ka treguar se tre pengje të tjerë izraelitë do të lirohen të shtunën.
Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe të Katarit kanë pohuar se do të punojnë për të “hequr të gjitha pengesat” për të siguruar ruajtjen e armëpushimit, shtoi grupi në një deklaratë.
Izraeli ende nuk ka komentuar mbi njoftimin e Hamasit.
Armëpushimi filloi më 19 janar, duke sjellë një pauzë të luftës 16 mujore në Gaza.