Hamasi ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Iranit, pas përplasjes së helikopterit ku mbetën të vdekur presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Grupi militant tha se ndan dhimbjen me vëllezërit iranianë.
Grupi tha “se përplasja e helikopterit ka lënë të vdekur disa prej liderëve më të mirë iranianë që kishin një karrierë të shquar në rilindjen e Iranit”.
Grupi militant është në luftë me Izraelin që nga 7 tetori pas sulmit të tij tronditës në Izraelin jugor. Hamasi është një nga grupet e shumta militante të mbështetur dhe financuar nga Teherani, i cili ofron fonde, armë dhe trajnime./UBTNews/