UBT News

Hamasi fton Elon Muskun në Gaza për të dëshmuar rreth masakrave dhe shkatërrimit

Hamasi e ftoi miliarderin Elon Musk për të dëshmuar rreth dhunës dhe shkatërrimit që po ndodh në Rripin e Gazës nga Izraeli.

Ftesa u bë nga zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, të martën. Një ditë më parë, miliarderi i cili ka nën pronësi platformën X, ka vizituar një zonë e cila ishte në shënjestër të personave të armatosur të Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit dhe u zotua se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndalur përhapjen e urrejtjes.

Hamdan i bëri thirrje Muskut, i cili u takua së fundmi me kryeministrin dhe presidentin e Izraelit, të vizitojë Palestinën dhe të ofrojë një këndvështrim të ri mbi situatën.

“Ne e ftojmë atë të vizitojë Gazën për të parë masakrat dhe shkatërrimet e kryera kundër popullit të Gazës, në përputhje me standardet e objektivitetit dhe besueshmërisë”, tha Hamdan në një konferencë për media në Bejrut.

Më parë Musk u përball me kritika që platforma e tij po shpërndan antisemitizmin dhe po e promovon dhunën dhe urrejtjen./UBTNews/

Exit mobile version