UBT News

“Hamasi është në luftë kundër racës njerëzore”

Djali 22-vjeçar i Shai Wenkertit, Omer, u rrëmbye nga festivali muzikor Supernova më 7 tetor në jug të Izraelit. Hera e fundit kur dëgjoi për të ishte ora 07:15 e mëngjesit. Deri në mesditë, po qarkullonte një fotografi e Omerit i cili po dërgohej në Gaza i gjallë.

“Më mungon shumë. S’e kam parë qe 25 ditë”, tha babai i tij për BBC.

Wenkert është një nga familjarët e shumë pengjeve që u takua me presidentin izraelit, Isaac Hergoz, këto ditë. Ai tha se takimi i dha atij edhe më shumë forcë, dhe se Qeveria dhe ushtria po bëjnë më të mirën e mundshme për ta kthyer atë në shtëpi.

Sipas tij, lufta nuk është vetëm në Izrael.

“Ajo që ndodhi është luftë ndaj botës… jo vetëm ndaj hebrenjve, por ndaj racës njerëzore”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version