UBT News

Hamasi dorëzon trupat e katër pengjeve izraelite

Lëvizja palestineze Hamas i ka dorëzuar trupat e katër pengjeve izraelitë, përfshirë dy nga më të rinjtë, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), sipas një transmetimi nga kanali televiziv i Egjiptit Al-Qahira Al-Ihbariya.

Automjetet e KNKK-së transportonin trupat nga qyteti i Khan Younis në jug të enklavës palestineze, duke u nisur drejt një lokacioni ku janë vendosur forcat izraelite.

Kryqi i Kuq të mërkurën bëri thirrje për privatësi dhe dinjitet gjatë dorëzimit të trupave të pengjeve. Megjithatë, mbështetësit e Hamasit dhe grupit të Xhihadit Islamik ngritën një skenë në Khan Younis ku trupat kishin mbetur deri në dorëzim.

Radikalët pretendojnë se kanë dorëzuar trupat e anëtarëve të familjes Bibas (më i vogli prej tyre, Kfir, ishte nëntë muajsh kur të gjithë u rrëmbyen më 7 tetor 2023, ndërsa vëllai i tij Ariel ishte katër vjeç) dhe Oded Lifshitz.

Pasi trupat të sillen në Izrael, ekspertët e mjekësisë ligjore do t’i ekzaminojnë ato për të identifikuar pengjet e vdekur dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se KNKK ua dorëzoi arkivolet me eshtrat e katër pengjeve Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Rripin e Gazës.

Exit mobile version