Grupi Hamas dhe ai i Xhihadit Islamik Palestinez kanë refuzuar një plan që u propozua nga Egjipti për t’i dhënë fund luftës në Gaza, raportoi Reuters të hënën, duke cituar dy burime të sigurisë së Egjiptit. Të dy zyrtarët nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik mohuan informacionet e dhëna nga burimet egjiptiane.
Propozimi i Egjiptit parashikon lirimin e të gjithë pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë dhe në fund të fundit, heqjen dorë nga pushteti i Hamasit dhe “krijimin e një qeverie teknokratike në Gaza”, raportoi analisti politik dhe i politikës së jashtme të CNN, Barak Ravid./UBTNews/