Hamasi ka dënuar arrestimin e drejtorit dhe mjekëve të spitalit Al-Shifa nga forcat izraelite dhe kërkoi nga organizatat ndërkombëtare të bëjnë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.
“Ne e konsiderojmë akt të neveritshëm që vjen vetëm nga një ent që i mungon çdo ndjenjë humanizmi dhe morali, përveçse është një krim dhe një shkelje flagrante e konventave ndërkombëtare sipas të cilave garantohet se s’do të ketë sulme kundër personelit mjekësor në çdo kohë”, tha Hamasi në një deklaratë./UBTNews/