Grupi militant palestinez u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të marrin pjesë në protestat e sotme në mbështetje të Gazës.
“Ne u bëjmë thirrje studiuesve, liderëve, institucioneve dhe gjitha forcave që të dalin në tubime të fuqishme këtë të premte dhe në ditët në vijim në të gjitha qytetet, kryeqytetet dhe sheshet”, thuhet në deklaratë.
“Merrni pjesë aktive në marshimet dhe protestat e solidaritetit me popullin tonë në Rripin e Gazës”, kanë thënë ata.
Qytetet në mbarë botën kanë parë qindra mijëra njerëz që kanë dalë në mbështetje të Gazës në protesta të mëdha./UBTNews/