Jamie Lee Curtis foli për vazhdimin e filmit horror si “një kapitull tjetër i shkëlqyer në historinë përfundimtare të së mirës kundër së keqes”.
Micheal Myers, është akoma gjallë… Kështu të paktën u pa në promon e Halloween Kills i cili do të shfaqet në kinema me datë 15 korrik.
Në promon e parë të plotë për Halloween Kills, Laurie Strode dhe Jamie Lee Curtis kthehet në përpjekje që, një herë e përgjithmonë, të rrëzojë Michael Myers, njeriun e maskuar dhe vrasës. Menjëherë pas ‘Halloween’ të vitit 2018, fansat shohin në promo se si vrasësi serik mbijeton nga zjarri i shtëpisë kulmore të filmit për të vazhduar inatin e tij.
“Michael Myers është trup dhe gjak”, thotë Curtis në një moment në promo, “por një njeri nuk do të mund t’i mbijetonte atij zjarri. Sa më shumë që [ai] vret, aq më shumë tejkalon. Ai është thelbi i së keqes”.
Halloween Kills, një trilogji moderne vijuese e origjinalit të vitit 1978, gjithashtu ka protagonistë Judy Greer, Anthony Michael Hall, Andi Matichak dhe Kyle Richards (e cila përsërit rolin e saj si një e rritur – mbi katër dekada pas filmit të parë).
Filmi horror u vonua për shkak të pandemisë, tani do të dalë në kinema më 15 tetor. Hyrja tjetër, e titulluar Halloween Ends, pritet të debutojë në 2022.