Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, tentoi që të hap Urën e Ibrit, por duke mbyllë të gjitha rrugët për Kosovën.
Tash e disa javë, partia në pushtet dhe shefi i saj kryeministri, Albin Kurti, kanë pohuar se do e hapin urën mbi Ibër, pavarësisht se një gjë e tillë në këto momente u kundërshtua nga faktori ndërkombëtar, e për këtë Haliti po thotë se qëllimi i Kurtit ishte që të fitonte ai personalisht, pavarësisht se do i mbylleshin të gjitha “rrugët” Kosovës.
Ai tutje tha se Kurti në politikë shpesh herë vepron si fëmijë, i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme.
“Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën. Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme. Strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë. Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme”, ka shkruar Haliti./UBTNews/