Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar opinionin sa herë fliste për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.
Deputeti i PDK-së përmend edhe kundërshtitë e Kurtit sa ishte në opozitë, teksa pret që kryeministri t’i kërkojë falje elektoratit të tij për mosmbajtje të fjalës.
“Dua të them që unë ua kam tërhequr vërejtjen publikisht edhe kur kanë pasur dëshirë edhe kur nuk kanë pasur dëshirë se është një çështje që duhet të zbatohet. Ka qenë një vendim i Gjykatës Kushtetuese në vendet demokratike, politika nuk mund t’i kontestoj vendimet e gjyqësorit, veçanërisht kur është në pyetje Gjykata Kushtetuese. Beteja ka qenë edhe lokaliste. Në Deçan ka qenë edhe betejë politike në nivel qendror, ashtu siç ka qenë edhe betejë ndërkombëtare sa i përket zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo që unë kisha me deklaru është se Albini është përpjekur ta bind opinionin rrejshëm që nuk do ta miratoj kurrë dhënien e tokave Manastirit të Deçanit. Ka dalë në foltoren e parlamentit duke mos i përmend ato deklarime nëpër media i cili realisht ata që i kanë marrë vendimet i ka konsideruar si tradhtar dhe kjo e demanton besimin dhe premtimet që i ka dhënë edhe votuesve të vet edhe qytetarëve të Kosovës që është një super hero, super politikan i cili s’merr vesh për askënd ku shkelen interesat e Kosovës”, u shpreh Haliti.
“Kosova është me kushtetutë një shtet multietnik, një shtet laik që respekton interesat e komuniteteve tjera duke përfshirë garancinë e të gjithë për të besuar në fe të vet. Prandaj unë besoj që dhe mendoj që Albini do duhej të ju kërkonte falje atyre që i ka quajtur tradhtarë dhe elektoratit të vet falje se nuk ka mundur me mbajte fjalën, njëkohësisht dhe mendoj që e ka borxh para mediave se përmes jush komunikon të sqarojë çfarë ka ndodh”, u shpreh ai.