Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka demantuar lajmet për dorëheqje. Ajo përmes një reagimi në Facebook tha se do të vazhdojë angazhimin në LDK me përkushtim të plotë.
“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta. Angazhimin në LDK do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë!Faleminderit për përkahjen tuaj në rrugetimin tonë të përbashkët politik”, ka shkruar ajo.
Gjatë ditës u raportua se Halimi ka dhënë dorëheqje nga ky post./UBTNews/