UBT News

Hakohen llogaritë e ushtrisë britanike në YouTube dhe Twitter

Ushtria britanike thotë se është duke kryer hetime pasi janë bllokuar llogaritë e tyre në YouTube dhe Twitter. Video mbi kriptomonedha duke përdorur imazhe të biznesmenit miliarder Elon Musk u shfaqën në kanalin YouTube. Në Twitter postoheshin përmbajtje të lidhura me NFT-të.

Ushtria konfirmoi “shkeljen”, duke thënë se u mor me çështjen e sigurisë së informacionit “jashtëzakonisht seriozisht” dhe po tenton ta zgjidhë çështjen. Të dyja llogaritë tani janë restauruar.

Një zëdhënës i ushtrisë shtoi: “Ndërsa ne kemi zgjidhur tani çështjen, hetimet mbi rastin po vazhdojnë dhe është e papërtshtatshme të komentohet rasti më tej”.

Nuk dihet se kush qëndron mbrapa incidenteve./UBTNews/

Exit mobile version