Një haker palestinez ka sulmuar një televizion të Izraelit të hënën mbrëma, duke ndryshuar titujt në një program i cili ishte duke u transmetuar drejtpërdrejtë. Ai ndryshoi titujt duke përçuar një mesazh pro-Palestinës – “Jerusalemi – [është] kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës” në ekranin e televizionit.
Hakeri i cili kishte vendosur emrin Anas As në fund të shkrimit, ende nuk është identifikuar. Megjithatë, transmetimi u ndërpre menjëherë pas sulmit.
The Palestinian hacker ′Anas As’ hacked official Israeli TV last night wrote on the screen ′Palestine- Jerusalem, the eternal capital of Palestine “, before the live broadcast was cut off.
— Abier Khatib (@abierkhatib) May 25, 2021
The end is EPIC… watch #Palestine pic.twitter.com/D32oRYT6HW
Kujtojmë se në sulmet ajrore izraelite në Gazë që nga 10 maji kanë mbetur të vdekur më shumë se 200 palestinezë, mijëra kanë mbetur të pastrehë dhe shumë ndërtesa janë shkatërruar përfshirë edhe ato të mediave ndërkombëtare. Ishte bombardimi i fundit i tillë që goditi brezin bregdetar me popullsi rreth dy milionë banorë, pas tre luftërave të mëparshme me Izraelin që nga viti 2008.
Lynn Hastings, e agjencisë së ndihmave të KB OCHA, tha se bombardimet e forta kishin dëmtuar shëndetin mendor të njerëzve. Gjatë luftës së fundit në vitin 2014, “ne patëm pauza humanitare, ku njerëzit ishin në gjendje të dilnin”, tha ajo. “Kjo me të vërtetë flet për traumat që u përjetuan këtë herë, ku nuk kishte absolutisht asnjë pauzë që njerëzit të merrnin frymë”.
Negociatat e paqes kanë ngecur që nga viti 2014, përfshirë statusin e Jeruzalemit Lindor të okupuar dhe vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar./UBTNews