UBT News

Hakeri ktheu gati gjysmën e 600 milionë dollarëve të vjedhur në kriptomonedha

Hakeri që kreu një nga vjedhjet më të mëdha të kriptomonedhave, ka kthyer gati gjysmën e 600 milionë dollarëve që u vodhën në kriptomonedha.

Të martën, kompania që ishte viktimë e vjedhjes, Poly Network shkroi një letër në Twitter duke kërkuar ndihmë për të gjetur një zgjidhje.

Më vonë hakeri postoi mesazhe duke premtuar se do t’i kthente paratë, meqë sipas tij, “ai nuk ishte i interesuar për para”.

Të mërkurën, kompania Poly Network njoftoi se i janë kthyer 260 milionë dollarë. Hakerët nga kjo kompani kanë vjedhur rreth 267 milionë dollarë të monedhës Eter, 252 milionë dollarë të monedhës Binancë dhe afërsisht 85 milionë dollarë USDC, para këto të investuara nga mijëra përdorues të kriptomonedhave./UBTNews

Exit mobile version