Një haker i quajtur Gary Bowser – i cili ndan mbiemrin e tij me personazhin imagjinar në lojëra të ndryshme Nintendo – ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10 milionë dollarësh për akuzat e piraterisë, përcjell UBT News.
Marrëveshja është zhvillimi më i fundit në një çështje civile të ngritur kundër Bowser nga Nintendo në SHBA. Ai gjithashtu u deklarua fajtor në një çështje federale kundër tij në fund të tetorit.
Ai njëherë ishte i detyruar të paguante 4.5 milion dollarë dhe përballej me 10 vjet burg.
Bowser, anëtar i grupit të piraterisë Team Xecutor, pranoi se ai “me vetëdije dhe me dashje mori pjesë në një ndërmarrje kriminale kibernetike që hakoi konzolat kryesore të lojërave”. Këto përfshinin Nintendo Switch dhe 3DS.
Hakeri, i cili është me origjinë nga Kanadaja, u arrestua në Republikën Domenikane dhe u deportua në SHBA në shtator 2020./UBTNews/