UBT News

Hakerët përdorin FBI-në si karrem për të kryer sulme

FBI është përdorur si karrem në luftën mes hakerëve dhe hulumtuesve të sigurisë. Sipas Bleeping Computer, FBI konfirmoi se hakerët kanë kompromentuar serverët e e-mail-eve më 13 Nëntor.

Qëllimi ishte dërgimi i e-mail-eve tek viktimat për ti mashtruar ata se të dhënat e tyre janë vjedhur.

Hakerët përdoren sistemet e FBI-së për të kryer sulme ndaj një liste e-mail-esh marrë nga Regjistri Amerikan i Numrave të Internetit ARIN.

Mbi 100 mijë adresa morën e-mail-e të rreme në dy valë të ndryshme. FBI e përshkroi sulmin si në vijim dhe fillimisht nuk dha informacione.

Sulme të tilla janë të zakonshme por rrallë herë përdoren domain që i përkasin agjencive si FBI. Edhe pse mund të jenë më efektive, ato mund të provokojnë një përgjigje të shpejtë dhe ashpër nga agjencitë ligjzbatuese.

Exit mobile version