Një grup aktivistësh të sigurisë kibernetike në Bjellorusi kanë infiltruar thuajse çdo segment të qeverisë autoritare Lukashenko në përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti sipas MIT Technology Review dhe Bloomberg.
Hakerët, njohur si Partizanët Kibernetikë të Bjellorusisë, po publikojnë informacione sekrete marrë nga policia dhe rrjetet qeveritare.
Si akt proteste ata filluan të sulmojnë uebsajtet qeveritare në Shtator të 2020 pas zgjedhjeve të kontestuara ku Lukashenko fitoi shumicën dhe që u konsideruan të manipuluara.
Informacionet e gjetura hakerët po i publikojnë në Telegram. Grupi në fjalë përbëhet nga 15 ekspertë IT dhe të sigurisë kibernetike që punojnë në sektorin e teknologjisë në vend. Asnjë prej tyre nuk është haker profesionistë ku vetëm 4 nga 15 merren me hakim etik.
Sulmi më i fundit i tyre kishte të bënte me vjedhjen dhe publikimin e video regjistrimeve të dhunës qeveritare ndaj protestave vitin e kaluar. Filmimet ishin bërë me dronë.
Javët e fundit grupi ka publikuar të dhëna rreth zyrtarëve të lartë të qeverisë, inteligjencës, policisë dhe qendrave të paraburgimit. Partizanët Kibernetikë kanë bashkëpunuar me një tjetër grup quajtur BYPOL i cili përbëhet nga ish zyrtare të Lukashenko dhe që u larguan nga qeveria e aktualisht punojnë për rrëzimin e regjimit.
BYPOL jep informacione për mënyrën e infiltrimit të organizatave qeveritare. /PCWorld Albanian