UBT News

Hajrizi: Laboratori i UBT-së fillon punën nga kjo e hënë

Përveç laboratorit mjekësor të mikrobiologjisë klinike “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë, i licencuar për të kryer testime me metodën PCR, është edhe laboratori mjekësor klinik “UBT” në Lipjan.

Pronari i këtij laboratori, Edmond Hajrizi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë (REL) shkurt se ende nuk janë duke bërë teste me metodën PCR.“Kemi pritur materialet e furnizimit. Fillimisht merret licenca pastaj ke të drejtë për furnizim. Ne mendojmë që prej të hënës, prej javës së ardhshme gjithsesi do të fillojmë.

Prej nesër mund të jemi gati edhe për testet serologjike të fillojmë, por prej javës së ardhshme prej të hënës, do të jemi të gatshëm të presim pacientë”, thotë Hajrizi.

Në Kosovë u licencuan 87 laboratorë privatë për teste serologjike dhe virologjike për koronavirus.

Testi virologjik me metodën PCR tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.Kurse, përmes testeve serologjike, qytetarët mund të mësojnë nëse e kanë tejkaluar koronavirusin dhe nëse kanë krijuar antitrupa kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton ky virus./UBT-NEWS

Exit mobile version