UBT News

Hajrizi: Krijuam “Qytetin e mençur” ku secili student e gjen veten përmes realitetit virtual

UBT-ja ka arritur të krijojë qytetin e mençur në fushën e teknologjisë, duke ua mundësuar studentëve të ndërlidhin mësimin teorik dhe atë praktik. UBT është modeli i parë i një qyteti të mençur i kompletuar në Kosovë dhe në rajon dhe një prej të parëve në botë. Modeli i konceptuar dhe zhvilluar nga rektori Edmond Hajrizi me ekipin e tij ka hasur në një interesim dhe vlerësim të madh në botë.

Themeluesi dhe rektori i UBT-së në një intervistë televizive për Tëvë1 foli mbi të arriturat e institucionit që ai drejton dhe si e ka ndryshuar “qyteti i mençur” mënyrën se si studentët mësojnë dhe ndërveprojnë.

 “Është dashtë të krijohet një ekosistem inovativ, një lloj kompleksiteti i funksioneve në mënyrë që këto teknologji të përdoren dhe ne atë e kemi përmbyllur dhe e kemi ndërlidhur më një qytet të mençur që po e quaj ‘smart city’, një qytet ku ka të gjitha funksionet fizike të qytetit, ka shkollën, ka spitalet, ka fabrikën, ka serrat, prodhon energji vet, ka teknologji të ndryshme, ka muzeun, ka galeri, faktikisht të gjitha funksionet fizike i kemi ndërtuar në miniaturë, në një hapësirë në kampusin e UBT-së dhe mandej mbi këtë bazë i kemi vendosur të gjitha këto teknologji të cilat e kompletojnë këtë strukturën teknologjike, duke e futur shembull rrjetëzimin në bazën e internetit, duke i vendosur antenat e telekomit ne bazën 5G sepse gjenerata e 5 krijon një koncept shumë tjetër të përjetimeve, dukurive të cilat nuk i ke përjetuar më herët, realitetin virtual, sigurinë kibernetike, teknologji të ndryshme, ‘cloud teknologjia’ apo formate tjera, ‘data center’, ku ruhen të dhënat, një qendër ‘super-computer’, të kompjuterëve të themi me një performancë më të lartë ku përpunohen të dhënat e mëdha dhe tani aty është një fushë eksperimentale që të gjithë ata nga këndvështrimi i tyre mund ta gjejnë veten dhe mund të përdorin këto vegla për të arritur qëllimin që e kanë”, ka deklaruar Hajrizi.

Përveç tjerash, rektori Hajrizi tha se edhe praktikat e telemjekësisë mund të kryhen në kampusin inovativ.

“Nëse flasim për mjekësinë, atëherë e kanë sallën e operacionit, e kanë 5G mund të bëjnë edhe telemjekësi, mund ta testojnë se si duket që një kirurg nga distanca, në kohë reale mund të bëjë operacione pa qenë gjithë kohës në prezencë fizike, ai tjetri mund ta përcjell se si duket lëvizja e një automjeti pa vozitës, ky tjetri mund ta përcjell shembull pjesën e gjenerimit të energjisë, përcjellja e të gjithëve përmes sensorëve që ne po i themi ‘internet of thinks’ ku mund të hapet dritarja, mund të mbyllet, mund të ndalet energjia e panevojshme që mos të shpenzohet. Mund të bëhen ajrosje të ndryshme, thjeshtë optimalizohet kualiteti i jetës. Serrat atje mund të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme qoftë me i dhënë ndriçim më shumë, qoftë ngrohje më shumë, qoftë ajrosje më shumë dhe të gjithë e shohin nga një këndvështrim i tyre”, u shpreh Hajrizi.

Intervistën e plotë të rektorit Hajrizi mund ta gjeni në linkun në vijim:

RES/PUBLIKA – Edmond Hajrizi - @teve1

Exit mobile version