UBT News

Hajnat vjedhin kasafortën me para dhe stoli ari në fshatin Peran të Podujevës

Një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë më forcë në shtëpinë e tij dhe nga ata kanë vjedhur një kasafortë me para.

Përveç kësaj, hajnat kanë marrë edhe stoli ari.

Përmes raportit 24 orësh, policia bën me dije se rasti i cili ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Exit mobile version