Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orëve të mëngjesit, njëra në fshatin Vragoli rreth orës 03:49, tjetra në rrugën “Nëna Terezë”, rreth orës 03:52 dhe në rrugën “Dardania”, rreth orës 04:02, në Fushë Kosovë.
“Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit të ku kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Rr Dardania, Fushë Kosovë, 15.06.2021-04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit, ku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në raport.