UBT News

Hajdari: Rritet numri i ankesave të konsumatorëve në 300 për qind

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se gjatë vitit 2021 numri i ankesave të konsumatorëve ka arrit në 2000 ose 300 për qind më shumë se viti paraprak.

Derisa theksoi se gjatë vitit të kaluar niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.

Ministrja Hajdari tha po ashtu se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.

Ministrja Hajdari ka njoftuar anëtarët e Komisionit për projektligjet e miratuar nga kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.

Ajo po ashtu ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit 2021.

Exit mobile version